Deputeti gjerman: Kosova e ka miratuar qysh moti heqjen e vizave

  • g./g /
  • 28 September 2022 - 13:49
Deputeti gjerman: Kosova e ka miratuar qysh moti heqjen e vizave

Deputeti gjerman, Thomas Hacker, ka ripërsëritur qëndrimin tashmë të ditur të Gjermanisë pro heqjes së vizave për Kosovën.

Me anë të një postimi në Twitter, Hackeri ka thënë se Këshilli Evropian do t’i përkushtohet çështjes në fjalë.

Ai ka shtuar se raporti i Komisionit Evropian nuk duhet të dërgojë në një situatë ku ka dialog të pafund.

Hacker thotë se Kosova e ka merituar heqjen e vizave qysh moti.

“Është e vërtetë, që Këshilli Evropian do t’i përkushtohet kësaj teme. Raporti i Komisionit Evropian nuk duhet të çojë në diskutime të mëtutjeshme dhe pafundme. Kosova e ka merituar liberalizimin e vizave shumë kohë më parë”, ka shkruar Hacker në Twitter,

(Kosova Sot Online)