Eurodeputetja e njohur prenë flokët në foltoren e Parlamentit Europian

  • G.G /
  • 05 October 2022 - 13:00
Eurodeputetja e njohur prenë flokët në foltoren e Parlamentit Europian

Një politikane suedeze preu flokët e saj gjatë një debati në Parlamentin Evropian, për të treguar solidaritet me demonstratat antiqeveritare në Iran.

Europarlamentarja me origjinë nga Iraku, Abir Al-Sahlani, doli në foltore për të folur për shtypjen e të drejtave të grave në Iran.

“Derisa gratë e Iranit të jenë të lira, ne do të qëndrojmë me ju”, tha ajo para se të nxirrte gërshërët dhe të priste flokët e saj.

Protestat shpërthyen pasi një grua e re me emrin Mahsa Amini vdiq, pasi u arrestua dhe dyshohet se u rrah nga Policia e Moralit të Iranit për mbajtjen keq të hixhabit.

https://www.youtube.com/watch?v=S7FmPmijKpc

(Kosova Sot Online)