SBAShK-u ia vendos një ultimatum të ri qeverisë

  • E.K /
  • 06 October 2022 - 13:06
SBAShK-u ia vendos një ultimatum të ri qeverisë

SBASHK-u i ka vendosur një ultimatum të ri qeverisë sa i përket çështjes së pagave.

Reshit Kushaj nga Këshilli Grevist i SBASHK-ut, në një pronocim ka thënë se deri nesër do të presin arsyetimin se pse nuk i ka ekzekutuar Qeveria pagat.

“Deri nesër kanë afat me naj dorëzu vendimin se si e kanë bë arsyetimin për mos dhënie të pagave”, tha Kushaj.

Ai tha se nuk do të flasin për rifillimin e grevës por vetëm për veprime juridike.

(Kosova Sot Online)