“Hajt Vlora mos ki dert se Hashima gjenë apet…!”/ Halil Geci i reagon Çitakut: Iu lut Bidenit që të falin Hashim Thaçin

  • G.G /
  • 08 October 2022 - 09:50
“Hajt Vlora mos ki dert se Hashima gjenë apet…!”/ Halil Geci i reagon Çitakut: Iu lut Bidenit që të falin Hashim Thaçin

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, ka reaguar ndaj nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitakut.

Geci përmes një postimi në Facebook, i ka reaguar Çitakut pasi kjo e fundit ka publikuar një fotografi me Joe Bidenin, nga koha kur ishte ambsadore e Kosovës në SHBA.

Sipas Gecit, Çitaku po bën gara me Vjosa Osmanin, e cila ditë më parë ka takuar Bidenin, por Geci shton se, Presidentja ka folur me miqësi e dashamirësi me presidentin e SHBA-ve, kurse Çitaku i është lutur për me falë Hashim Thaçin.

“Presidentja Osmani i flet me dashamirësi dhe me miqësi të përhershme me SHBA-të, që ta ndihmoj Kosovën, t’i kaloj tradhtitë që i ka bërë shefi i Vlorës atdheut tonë, së bashku me Vlorën…!”, shkruan Geci.

Shkrimi i plotë:

Sfiladat romantike e Vlora Çitakut, e cila po bën gara me presidentet e vendit Vjosa Osmanin, kinse kur kam pasur unë foto me Presidentin Biden, ti nuk ke ekzistuar, të jep me kuptua se sa e verdhë që është.

Për njëmend është për të ardhur keq, me mendjen  e kësaj zogze plakë.

Dallimi i këtyre dy Zonjave të fuqishme është se Vjosa Osmani është Presidente e vendit e zgjedhur nga vota e qytetarëve me afro 350 mijë votues, si dhe me votën e shumicës Parlamentare.

Kurse Vlora është e zgjedhura e Hashimit.

Dallimi tjetër është se Çitaku i kacavirret në qafë Bidenit me ja falë Hashimin.

Kurse Presidentja Osmani i flet me dashamirësi dhe me miqësi të përhershme me SHBA-të, që ta ndihmoj Kosovën, t’i kaloj tradhtitë që i ka bërë shefi i Vlorës atdheut tonë, së bashku me Vlorën…!

Por fatkeqësisht Vlorës i shkoj puna huq, ngase nuk i po i bëjnë punë lajkat as kacavarja ne qafë  për ta shpëtuar shefin e saj të dashur Xhorxh Washingtonin e Brojës, të cilin e i pagëzoj Bideni me këtë emër sa përgdhelës aq edhe romantik.

Dhe pikërisht ky Bideni, Xhorxhit të vet ja nxjerri biletën për në Hagë.

(Kosova Sot Online)