Hallakama në Kiev, vjen reagimi i Zelenskyt

  • E.K /
  • 10 October 2022 - 10:04
Hallakama në Kiev, vjen reagimi i Zelenskyt

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas një sërë sulmesh me raketa mëngjesin e sotëm në qytetet ukrainase, sipas The Guardian.

“Ata po përpiqen të na shkatërrojnë dhe të na zhdukin nga faqja e dheut. Ata po vrasin njerëzit që po flenë në shtëpi në Zaporizhzhia. Po vrasin njerëzit që shkojnë për të punuar në Dnipro dhe Kiev.

Ukraina është në alarm. Forcat ruse vazhdojnë të godasin me raketa. Fatkeqësisht ka të vdekur dhe të plagosur. Ju lutemi mos u largoni nga strehimoret. Kujdesuni për veten dhe të dashurit tuaj.

Të vazhdojmë të qëndrojmë të fortë.

Mesazhi u shoqërua me një videoqë tregon pasojat e sulmeve në Kiev, duke treguar makina të shkatërruara dhe ndërtesa me xhama të thyer.

(Kosova Sot Online)