Lëndohen dy persona pas djegies së një mobilierie në Prizren

  • A.P /
  • 19 October 2022 - 14:54
Lëndohen dy persona pas djegies së një mobilierie në Prizren

Dy persona kanë mbetur të lënduar pasi një zjarr i madh ka kapluar një mobilieri në periferi të Prizrenit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Ka ndodhur një zjarr i madh te një mobilieri që ka mbi 1 mijë metra katror. Policia dhe zjarrfikësit janë në vendngjarje dhe deri më tani raportohet për dy persona me lëndime të lehta trupore”, është shprehur Bytyqi.

(Kosova Sot Online)