Petar Petkoviç i ankohet edhe Escobar-it: Nuk më lanë të hyjë në Kosovë

  • E.K /
  • 20 October 2022 - 13:42
Petar Petkoviç i ankohet edhe Escobar-it: Nuk më lanë të hyjë në Kosovë

Zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escsbar, u takua edhe me kryenegociatorin e palës sebre, Petar Petkoviç.

Petkoviç emisarit amerikan i ka thënë se negociatat Kosovë-Serbi duhet të vazhdojnë duke insistuar në themelimin e Asociacioni të Komunave me shumicë serbe.

Temë e diskutimit, ishte edhe tema e riregjistrimit të targave, çështja e Udhërrëfyesit për Energjinë dhe marrëveshjet tjera të dialogut të Brukselit.

Petkoviç i është ankuar për dënimin e ish-ministrit serb në Kosovë, Ivan Todosijeviç, me 1 vit burg, i cili e mohoi masakrën e Reçakut, si dhe dënimin e 20 vjeçarit Nikola Nedjelkoviç i cili në Gazimestan bërtiti “vrite shqiptarin”.

“Verdikte të tilla mohojnë të drejtën e mendimit, lirisë së fjalës dhe shprehjes të serbëve në Kosovë dhe zhbëjnë liritë civile dhe demokratike”, ka thënë Petkoviç për dy rastet në fjalë.

Gjithashtu raportohet se ai diskutoi rreth ndalimit të tij për të hyrë në Kosovë.

(Kosova Sot Online)