Sveçla në Pragë, prezanton rezultatet që Kosova ka arritur në zhvillimin e politikave të brendshme

  • E.K /
  • 25 October 2022 - 10:39
Sveçla në Pragë, prezanton rezultatet që Kosova ka arritur në zhvillimin e politikave të brendshme

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është duke marrë pjesë në punimet dy ditore të Ministerialit të Katërt të Procesit të Pragës “Partneriteti i Migracionit – Rruga përpara në kohë sfidash të reja”, i cili është duke u mbajtur në Pragë.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate për media.

“Ministri Sveçla para të pranishmëve ka prezantuar rezultatet që Republika e Kosovës ka shënuar në fushën e menaxhimit dhe luftimit të migracionit të paligjshëm, në përputhje me standardet ndërkombëtare, si në fushën e zhvillimit të politikave, po ashtu dhe në luftimin e kontrabandës me migrant, ku vetëm këtë vit Policia e Kosovës ka arrestuar 50 persona dhe ka identifikuar 288 viktima”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu ministri, ka theksuar edhe angazhimet që janë bërë në rritjen e efikasitetit të kontrollti dhe mbikëqyrjes së vijës kufitare.

“Me qëllim të rritjes së sigurisë në përgjithësi, si dhe parandalimit dhe luftimit të të gjitha llojeve të veprimtarive ilegale që bëhen përgjatë kufirit”.

“Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për ndikimin e luftës në Ukrainë, si pasojë e agresionit rus, ku ministri Sveçla ka potencuar se përkundër të pozitës gjeografike, gjendja e migrimit të Kosovës nuk preket në shkallë të gjerë nga lufta në Ukrainë”, është thënë tutje.

Më 21 tetor, Sveçla kishte qëndruar në Gjermani ku kishte marrë pjesë në takimin e ministrave të Brendshëm në kuadër të Procesit të Berlinit, përgjegjës për siguri të brendshme dhe migrim.

Kërkesë e ministrit në këtë takim kishte qenë që edhe Kosova të trajtohet barabartë nga Bashkimi Evropian.

(Kosova Sot Online)