Gruaja viziton 10 vende evropiane me skuter

  • E.K /
  • 25 October 2022 - 11:40
Gruaja viziton 10 vende evropiane me skuter

Një grua nga Turqia ka vizituar 10 vende evropiane me një skuter Vespa.

Duke udhëtuar 10,000 kilometra në tre muaj me skuterin e saj të verdhë Vespa, Gülşah Merve Yüksel filloi udhëtimin e saj nga Greqia në Itali, Zvicër, Austri, Slloveni, Kroaci, Mal të Zi, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë dhe në fund Maqedoni.

Ajo shprehet se edhe në mungesë të njohjes së gjuhës angleze dhe një buxheti të mirëfillt, arriti t’i realizoi ëndërrat e saj.

“Për shkak të buxhetit tim të kufizuar, zakonisht kampingoja në tenda. Kuptova se mund të realizoja ëndërrat e mëdha edhe me një buxhet të vogël. Veç kësaj, unë nuk di anglisht,” tha Yüksel, shkruan Hurriyetdailynews.

Duke vënë në dukje se ajo nuk mund të ngiste skuterin e saj për dy vjet gjatë pandemisë, Yüksel filloi me një çantë me vetëm pesë bluza dhe disa rroba.

“U nisa me disa pajisje kampingu. Në Itali shkova me traget nga Greqia. Qëndrova një muaj e gjysmë. Nga jugu në veri, pashë bregdetin e Amalfit, Romën, Portofino dhe Alpet italiane. Më pas, u nisa për në qarqet e Ballkanit,” shpjegoi ajo.

Kur Yüksel ishte vetëm 17 vjeç dhe mori patentën e shoferit, shkoi në Antalia nga Stambolli. Ndërsa në udhëtimin e saj të dytë në vitin 2015, ajo vizitoi rajonet e Detit të Zi, Anadollit lindor e juglindor, Mesdheut, Egjeut dhe Marmarasë.

(Kosova Sot Online)