Murati: Nga 50 euro dolën sot, nesër shtesa e shtatorit

  • A.P /
  • 31 October 2022 - 17:59
Murati: Nga 50 euro dolën sot, nesër shtesa e shtatorit

Ministri i Financave, Hekuran Murati, thotë se sot kanë dalë shtesat prej 50 eurove të tetorit për punonjësit publikë, që i plotësojnë kushtet. Shtesa e paraparë për muajin shtator, thotë se del nesër.

Ka nisur ekzekutimi i mjeteve shtesë për punonjësit publikë, sipas Pakos për Përballje të Inflacionit, të hartuar nga Qeveria.

“Në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, është edhe masa mbështetëse për sektorin publik që parasheh shtesën prej 50 euro/muaj, duke filluar nga muaji shtator”, ka shkruar ministri Murati para pak minutash në Facebook.

Ndërkaq, Murati shkruan se sot ka dalë shtesa e paraparë për muajin tetor, ndërkaq nesër jepet shtesa e premtuar për muajin tetor.

“Sot, përveç pagave të rregullta, punonjësve të sektorit publik që plotësojnë kriteret, u është paguar edhe shtesa për muajin tetor. Kurse nesër pritet të ekzekutohet edhe shtesa retroaktive për muajin shtator.

Shtesa paguhet veçmas pagës, dhe llogaritet si subvencion i patatueshëm, pra neto”, thuhet në postimin e Muratit.

(Kosova Sot Online)