'Çmendet' polici, qëllon 7 herë brenda ambienteve të komisariatit

  • A.P /
  • 31 October 2022 - 19:33
'Çmendet' polici, qëllon 7 herë brenda ambienteve të komisariatit

Një oficer policie ka qëlluar shtatë herë me armën e shërbimit në ambientet e një stacioni policor në Gjenevë të Zvicrës.

Për pasojë një koleg i tij mbeti i plagosur në këmbë. Ngjarja ka ndodhur të premten, 29 tetor, ndërsa mësohet se polici në fjalë ka qenë i alkoolizuar momentin që ka hapur zjarr në ambientet e policisë.

E pyetur nga AFP, prokuroria nuk ka dhënë asnjë informacion tjetër në lidhje me ngjarjen, as për motivin e as për nivelin e alkoolit të gjetur në gjakun e policit në momentin e ngjarjes. Pas deklarimit në prokurori, punonjësi i policisë është lënë i lirë me kushte shtrënguese.

(Kosova Sot Online)