Sveçla tregon numrin e policëve që dhanë dorëheqje në Mitrovicën e Veriut

  • A.P /
  • 07 November 2022 - 16:00
Sveçla tregon numrin e policëve që dhanë dorëheqje në Mitrovicën e Veriut

"Zyrtarisht janë paraqitur 578 dorëheqje, prej të cilave 461 nga policia e rendit publik, 107 nga policia kufitare dhe 10 nga hetimi”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një konferencë për media, transmeton gazeta "Kosova Sot Online" 

Sipas tij  policëve serbë u rrezikohet jeta nëse nuk japin dorëheqje.

“Dorëheqjet po vijnë pas kërcënimeve dhe shantazheve, me ç’rast rrezikohet edhe ekzistenca e vetë këtyre zyrtarëve policorë në rast se nuk japin dorëheqja”, tha Sveçla.


(Kosova Sot Online)