EULEX: Njësia e formuar e përbërë nga 105 policë polakë, ka shtuar patrullat!

  • A.P /
  • 07 November 2022 - 21:05
EULEX: Njësia e formuar e përbërë nga 105 policë polakë, ka shtuar patrullat!

Pavarësisht që këshillarët e lartë policorë të këtij misioni janë të vendosur në Drejtorinë Rajonale policore në veri, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) nuk ka marrë përsipër përgjegjësitë.

“Këshilltarët e lartë policorë të EULEX-it janë të vendosur në Drejtorinë e Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut dhe po ofrojnë këshilla për këtë drejtori dhe katër stacionet policore nën komandën e saj për një numër çështjesh që kanë të bëjnë me ofrimin e shërbimeve policore”, thuhet në përgjigjen e tyre, transmeton gazeta "Kosova Sot Online"


“Njësia e formuar e Policisë së EULEX-it, e përbërë nga 105 policë polakë, ka shtuar më tej patrullat e saj të lëvizshme të zbulimit në veri të Kosovës për të rritur vetëdijen për situatën”, thuhet tutje në përgjigjen e EULEX-it.

“Nëse është e nevojshme, Misioni mund të vendosë një njësi policore shtesë, të formuar nga rezerva, për të rritur më tej numrin e forcave të saj në terren dhe kapacitetin operacional”, theksohet në përgjigje.

EULEX-i thotë se është duke e monitoruar nga afër situatën për Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore në Mitrovicën e Veriut.

(Kosova Sot Online)