Mobilizimi për trazirat e mundshme në Kosovë, trupat ndërkombëtarë përforcohen në Veri për të garantuar siguri

  • E.K /
  • 09 November 2022 - 08:26
Mobilizimi për trazirat e mundshme në Kosovë, trupat ndërkombëtarë përforcohen në Veri për të garantuar siguri

Josep Borrell, shef për Politikë të Jashtme dhe Siguri, ka njoftuar se trupa të tjerë evropiane kanë mbërritur në Kosovë për të garantuar siguri.

Borell ka njoftuar se Forcat Evropiane e Xhandarmërisë, pjesë e Karabinierëve, zbarkoi dje që përkohësisht ta përforcojë Njësinë Policore të EULEX-it në Kosovë.

“Në këto kohëra të tensionuara në Kosovë, misioni i BE-së në Kosovë për sundim të ligjit EULEX përmbush detyrën që ka për të garantuar stabilitet: Forca Evropiane e Xhandarmërisë, pjesë e Karabinierëve, zbarkoi sonte që përkohësisht ta përforcojë Njësinë Policore të EULEX-it në Kosovë. EULEX do të vazhdojë që ta mbështesë një ambient të sigurt” , ka shkruar Borrell, transmeton "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)