Nesër, deri në tetë orë pa energji elektrike do të mbesin disa zona të Kosovës

  • E.K /
  • 09 November 2022 - 10:40
Nesër, deri në tetë orë pa energji elektrike do të mbesin disa zona të Kosovës

KOSTT, ka njoftuar se nesër disa zona të Kosovës do të mbesin deri në tetë orë pa energji elektrike, përcjell "Kosova Sot Online".

“Shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar riparimin e fibrit optik OPGË në largpërçuesin 110kV LP 125/1 që lidhë Nënstacionin 220/110/10/6.3 kV Kosova A me Nënstacionin 110/10 (20) kV Vushtrria 2”, thuhet në njoftimin e KOSTT.

“Intervenimi në fjalë, do të ndikojë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës si dhe në sigurinë e shkëmbimit të të dhënave përmes OPGW”.

(Kosova Sot Online)