Daut Haradinaj: Unë nuk e ndaj UÇK-në prej popullit, kjo tendencë është tepër e gabueshme

  • E.K /
  • 10 November 2022 - 09:08
Daut Haradinaj: Unë nuk e ndaj UÇK-në prej popullit, kjo tendencë është tepër e gabueshme

Daut Haradinaj, anëtar i AAK-së dhe ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e ka lavdëruar paraqitjen e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

“Unë nuk mendoj që duhet me pasë politikë pro e kundër luftës. P.sh. e pashë Gërvallën në Këshill të Sigurimit. Shumë mirë bëri që e tha për UÇK-në dhe për vlerat e kohës”, ka thënë Haradinaj.

“Nuk ka krah të luftës”, ka theksuar ai. “Nuk mundesh me thanë që ky është krahu i luftës, ai nuk është krahu i luftës”, ka shtuar Haradinaj, duke thënë se kjo ndarje i bën dëm vendit.

“Unë nuk e ndaj UÇK-në prej popullit. Kjo tendencë është tepër e gabueshme”, thotë Daut Harardinaj.

(Kosova Sot Online)