Ramush Haradinaj ka një propozim për Qeverinë e Kosovës për çështjen e targave

  • E.K /
  • 10 November 2022 - 12:12
Ramush Haradinaj ka një propozim për Qeverinë e Kosovës për çështjen e targave

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet t’ia bëjë një analizë planit në veri të vendit, për çështjen e targave dhe se nëse s’po ec duhet të ndërrojë atë.

“S’është marre me i bë analizë planit. Pse qeveria vetëhidhërohet? Pse lyp faj te ne tjerët kur i ka përgjegjësitë? Bëje një analizë, nëse plani nuk shkon në drejtimin e duhur nuk është marre, nuk po e bëni këtë se jeni të dobët, por se plani s’po jep rezultat. Gjithë njerëzit racionalë veprojnë kështu, edhe qeveritë e superfuqive”, tha Haradinaj nga foltorja.

(Kosova Sot Online)