Tregon shefi i EULEX-it: 7 vende të BE-së të gatshme t’i bashkohen EULEX-it në veri të Kosovës

  • E.K /
  • 10 November 2022 - 15:03
Tregon shefi i EULEX-it: 7 vende të BE-së të gatshme t’i bashkohen EULEX-it në veri të Kosovës

Lars Gunnar Vigemark, kreu i EULEX-it, ka treguar se për momentin shtatë shtete anëtare të Bashkimit Evropian janë të gatshme të kontribuojnë dhe t’i bashkohen patrullave të EULEX-it në veri të Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".

“Të shtunën kemi pasur një takim me komandantin e KFOR-it, ministrin Sveçla dhe ushtruesin e detyrës së drejtorit të policisë”, ka thënë Vigemark.

“Javën e kaluar ne kemi shtuar tashmë trupa në terren dhe dje kemi përforcuar njësinë,” tha Vigemark, duke thënë se situata në terren aktualisht është e qetë.

(Kosova Sot Online)