Rusia ndalon hyrjen për vëllezërit e motrat e Biden dhe senatorëve amerikanë

  • A.P /
  • 11 November 2022 - 22:44
Rusia ndalon hyrjen për vëllezërit e motrat e Biden dhe senatorëve amerikanë

Rusia tha të premten se kishte ndaluar hyrjen për 200 shtetas amerikanë, duke përfshirë vëllezërit e motrat e presidentit Joe Biden dhe disa senatorë, në përgjigje të sanksioneve të Uashingtonit për ofensivën e Kremlinit në Ukrainë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online"

Ministria e Jashtme tha se 200 shtetasit amerikanë përfshinin zyrtarë dhe ligjvënës, të afërm të tyre të ngushtë, drejtues kompanish dhe ekspertë "të përfshirë në promovimin e fushatës rusofobike dhe mbështetjen për regjimin në Kiev".

Midis atyre të listuar janë motra e Biden, Valerie dhe vëllezërit James dhe Francis, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre, si dhe senatorët amerikanë Bernie Sanders dhe Elizabeth Warren.

Shkrimtarja amerikane dhe ekspertja për Rusinë, Anne Applebaum, Matthew Kaminski, kryeredaktor i Politico dhe Paul Pelosi, bashkëshorti i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi, janë gjithashtu në listën e zezë.

Kryeqytetet perëndimore, përfshirë Uashingtonin, e kanë goditur Rusinë me një mori sanksionesh të paprecedentë lidhur me ofensivën e saj në Ukrainën pro-perëndimore.

Si hakmarrje, Rusia ka ndaluar tashmë mbi 1000 shtetas amerikanë të hyjnë në vend, duke përfshirë aktorët e Hollivudit Ben Stiller dhe Sean Penn.

(Kosova Sot Online)