Aksident me fatalitet në Pejë ku vdes një person, policia jep detajet

  • S.A /
  • 12 November 2022 - 13:07
Aksident me fatalitet në Pejë ku vdes një person, policia jep detajet

Një aksident tjetër i rëndë trafiku ka ndodhur sot mes një automjeti transportues dhe një motoçiklete në Pejë, ku si pasojë ka vdekur një person, transmeton "Kosova Sot Online".

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia e Rajonit të Pejës ka bërë me dije se personi që ka mbetur i vdekur është ai që voziste motoçikletën.

“Ju informojmë se sot me datën 12 nёntor 2022, rreth orës 11:00, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugen “Beteja e Loxhёs” nё Pejё Në këtë aksident ishin tё përfshira njё (1) automjet transportues (kombi) dhe njё (1) Motoçikletё. Si pasojё e aksidentit vozitёsi i motoçikletёs ёshtё lёnduar rёndё, i njejti ёshtё dërguar në spitalin rajonal në Pejё, por sipas ekipit mjekёsor viktima nё spital ka arritur pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online )