Kështu iu përgjigjet Sveçla raportimeve për keqtrajtimin e Miliçeviqit

  • A.P /
  • 14 November 2022 - 19:35
Kështu iu përgjigjet Sveçla raportimeve për keqtrajtimin e Miliçeviqit

Nga mediumet e ndryshme sot jam njoftuar për pretendimet e Miodrag Milicevic, Drejtor Ekzekutiv i Organizatës Joqeveritare “Aktiv”, se është keqtrajtuar nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Jarinje, ka theksuar Ministri i Ministrisë për Punë të Brendshme, Xhelal Sveçla, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nga vizitat e mia të shpeshta atje dhe takimet me të gjithë zyrtarët policor, jam bindur me sjelljen shembullore të zyrtarëve policor, por përkundër kësaj, kam kërkuar raport nga zyrtarët policor të kufirit dhe hetim të këtyre pretendimeve nga Inspektorati Policor i Kosovës, me rezultatet e të cilit qytetarët tanë do të njoftohen në kohë rekorde.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, Milicevic ka kaluar sot në pikën kufitare në Jarinje dhe nuk ka ndodhur asnjë problem, incident e aq më pak dhunë. Për të konfirmuar këtë, zyrtarët tanë policor kanë kontaktuar me zyrtarët kufitar të Serbisë të cilët kanë njoftuar se i njejti nuk ka paraqitur ndonjë shqetësim apo problem gjatë kalimit kufitar. 

Dua të siguroj të gjithë qytetarët se të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë në shërbim të të gjithëve pa dallim, për të ofruar siguri. Institucionet tona respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve që jetojnë e veprojnë në Kosovë, duke garantuar kështu siguri, mirëqenie e barazi për ta, ka deklaruar Sveçla.

(Kosova Sot Online)