Personi që u gjet i vdekur në një motel në Vushtrri është një 67-vjeçar

  • E.K /
  • 15 November 2022 - 11:38
Personi që u gjet i vdekur në një motel në Vushtrri është një 67-vjeçar

Personi që u gjet i vdekur në një motel në Vushtrri, i përket moshës 67-vjeç, me inicialet I.S, përcjell "Kosova Sot Online".

67-vjeçari dyshohet se në motel ka qenë me një grua, të cilës identiteti i saj nuk është bërë i njohur akoma.

“Vushtrri 14.11.2022 – 19:30. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete një mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të  prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML për obduksion”, ka njoftuar policia në raportin e saj 24-orësh.

(Kosova Sot Online)