Mehaj viziton ish-krerët shtetërorë në Hagë: Fitorja do t’i takojë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

  • E.K /
  • 16 November 2022 - 14:50
Mehaj viziton ish-krerët shtetërorë në Hagë: Fitorja do t’i takojë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar ish-krerët shtetërorë të Kosovës në Hagë, shkruan "Kosova Sot Online".

Mehaj ka treguar se ka takuar Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin, Hashim Thaçin, Nasim Haradinajn, Pjetër Shalën, dhe Hysni Gucatin për të cilin tha se kishte probleme shëndetësore.

Ministri ka uruar që të gjithë të lirohen sa më shpejt.

"Ne besojmë pa asnjë hamendësim në pafajsinë e të gjithëve dhe në pastërtinë e luftës tonë çlirimtare. Gjithashtu, ndajmë bindjen e thellë që gjykimi i tyre është i padrejtë. Ne do te jemi gjithnjë krenar me luftën e UÇK-së, ka qenë UÇK-ja ajo që na ka bërë bashkë për të fituar lirinë tonë, në këtë pikë do të mbetemi përherë bashkë dhe kjo do të mbetet e pandryshuar përgjithmonë."

(Kosova Sot Online)