Pas sulmit me raketa ruse furnizimi me naftë për Hungarinë dhe Sllovakinë është pezulluar

  • A.P /
  • 16 November 2022 - 15:35
Pas sulmit me raketa ruse furnizimi me naftë për Hungarinë dhe Sllovakinë është pezulluar

Furnizimi me naftë për Hungarinë dhe Sllovakinë nëpërmjet tubacionit Druzhba aktualisht është pezulluar pas sulmit me raketa ruse në një pjesë të infrastrukturës së vetë tubacionit.

Ndërprerja e furnizimit ndodhi në një kohë të ngjashme me shpërthimin në Poloninë lindore në qytetin Przewodow. Deri më tani, ndërprerjen e pezullimit e kanë konfirmuar zyrtarisht Hungaria dhe Sllovakia, por jo edhe Çekia dhe Polonia, të cilat përdorin këtë gazsjellës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Për shkak të kësaj, por edhe për shkak të incidentit në Poloni, kryeministri hungarez Viktor Orbán thirri një mbledhje të Këshillit Kombëtar të Mbrojtjes në të njëjtën mbrëmje, transmeton Hina.


MOL hungareze përcolli deklaratën e partnerit të saj ukrainas, i cili deklaroi se nga gjuajtja me raketa ruse është goditur termocentrali që furnizon stacionin me energji elektrike, gjë që ka sjellë ndërprerjen e punimeve dhe dërgesave, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, Sllovake Transpetrol, nga ana tjetër, konfirmoi ndërprerjen duke përmendur arsye teknike nga pala ukrainase, por nuk përmendi raketat si shkak.

Operatori çek MERO nuk konfirmoi asnjë ndërprerje në rrjedhën e naftës dhe as PERN polak. Rrjeti i gazsjellësit Druzhba e ka origjinën në Rusi dhe më pas degëzohet në Bjellorusi dhe Ukrainë, duke furnizuar një pjesë të vendeve të Evropës Lindore dhe Qendrore.

(Kosova Sot Online)