Studentin kosovar në Suedi e befason banka me lajm të tmerrshëm: S’mund t’i transferohen para nga Kosova sepse është shtet i sanksionuar dhe zonë lufte!

  • S.A /
  • 18 November 2022 - 12:46
Studentin kosovar në Suedi e befason banka me lajm të tmerrshëm: S’mund t’i transferohen para nga Kosova sepse është shtet i sanksionuar dhe zonë lufte!

Një student nga Kosova, i cili po studion në Suedi, ka mbetur i shtangur dhe befasuar nga ajo që ka mësuar në përpjekje për transferim të parave. Ai ka thënë se është informuar nga Banka e Suedisë se nuk mund t’i transferohen para nga Kosova, pasi  sipas tij, Banka e Suedisë e ka njoftuar atë se qeveria e Suedisë e ka sanksionuar Kosovën si vend me korrupsion të lartë dhe zonë lufte, transmeton "Kosova Sot Online ". Genci përmes një shkrimi në Twitter, i ka kërkuar shpjegim Ambasadës së Suedisë në Kosovë dhe Ambasadës së Kosovës në Suedi pse po e trajtojnë Kosovën si Iranin dhe Rusinë. 

“Mund të shpjegoni pse Suedia e trajton Kosovën ashtu si Iranin apo Rusinë? Unë u informova nga Banka e Suedisë se Kosova është e sanksionuar nga qeveria suedeze si vend shumë i korruptuar dhe zonë lufte dhe ne nuk mund të transferojmë para nga Kosova”, ka shkruar Genci. Ai më tej ka sqaruar se si studentë atje varet nga të ardhurat e prindërve që i dërgojnë nga Kosova, por që tash ka mbetur pa paguar qiranë e pa ushqim.

“Si student që jetoj në Suedi, burimi im kryesor i të ardhurave janë paratë nga prindërit e mi në Kosovë. Tani nuk mund të transferoj asnjë para në llogarinë time bankare suedeze, sepse dikush vendosi që Kosova nuk është mjaftueshëm e mirë edhe për të dërguar para në Suedi. Unë kam qira për të paguar dhe ushqim për të blerë”. “Sanksioni Kosovën për korrupsionin e tyre. Duke qenë se neve nuk na mjafton regjimi i vizave, të mos e shohim familjen prej muajsh tash nuk marrim dot as para prej tyre. Paratë në të cilat po shpenzoj në Suedi dhe jo anasjelltas. Por hej, faleminderit shumë!”, shkroi ai. “Zëri” ka dërguar pyetje edhe tek Banka në fjalë dhe është në pritje të përgjigjes nëse Kosova është e sanksionuar ashtu siç pretendon studenti kosovar.

(Kosova Sot Online  )