Vdes në aksident të tmerrshëm kadeti rreth 30 vjeçar i Policisë së Kosovës

  • E.K /
  • 21 November 2022 - 10:12
Vdes në aksident të tmerrshëm kadeti rreth 30 vjeçar i Policisë së Kosovës

Në fshatin Jashanicë në Klinë, sot në mëngjes ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku si pasojë ka vdekur një kadet i Policisë së Kosovës, rreth moshës 30-vjeç, shkruan "Kosova Sot Online".

Kadeti ishte duke shkuar në punë teksa ndodhi aksidenti i rëndë.

“Rreth orës 06:50 policia ka marrë informatën për një aksident në fshatin Jashanicë të komunës së Klinës. Menjëherë në vendngjarje ka dalë njësiti policor dhe autoambulanca. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi”, tha Gashi.

(Kosova Sot Online)