
Vela: Mediat serbe po raportojnë rrejshëm, Sveçla nuk është në Mitrovicë të Jugut

Mediat serbe po raportojnë rrejshëm që ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla është në Mitrovicë të Jugut, saktësisht në Belvedere, ka deklaruar Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes, Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Mos u bini pas dezinformatave dhe propagandës së tyre”, ka shkruar Vela në Twitter.
Ai po ashtu ka thënë se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë.
(Kosova Sot Online)