Qentë endacakë e kafshojnë një turiste nga Çekia në kampusin e UP-së

  • E.K /
  • 23 November 2022 - 15:26
Qentë endacakë e kafshojnë një turiste nga Çekia në kampusin e UP-së

Një turistë çeke është kafshuar nga qentë endacakë në kampusin e Universitetit të Prishtinës, shkruan "Kosova Sot Online".

Turistja ka marrur trajtim mjekësor në QKUK.

Njoftimin e kanë bërë "Vrojtuesit e lagjes", në Prishtinë.

Postimi i plotë

Sapo ndodhi në oborrin e kampusit të universitetit të Prishtinës ma konkretisht të biblioteka kombëtare qenët endacak e kafshuan një turiste nga Çekia ku ndërhyrja mjekësore ishte e menjëhershme dhe vazhdoj për trajtim në QKUK. Kujdes nga Qenët endacak problem që su zgjedhë asnjëherë.

(Kosova Sot Online)