"Shtetet e Bashkuara mirëpresin marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë"

  • E.K /
  • 24 November 2022 - 07:51

SHBA - të e mirëpresin marrëveshjen e arritur në mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell "Kosova Sot Online".

Zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Pricë, ka thënë se kjo marrëveshje është e mirëpritur për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve” thuhet në reagimin e Ned Pricë zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Të dy palët bënë një hap gjigant përpara sot, me lehtësimin e BE-së, drejt garantimit të paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin. Shtetet e Bashkuara përshëndesin negociatat konstruktive dhe inkurajojnë përparimin e mëtejshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve” theksojnë amerikanët.

” Ne mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE-ja si rruga më e mirë për të avancuar të ardhmen evropiane të Serbisë dhe Kosovës.”

(Kosova Sot Online)