
Lexoni edhe:
Targat nuk janë cikërrimë
Duke ju drejtuar popullit të tij për marrëveshjen e arritur në Bruksel për çështjen e targave, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka folur edhe për temën e Asociacionit, që sipas tij duhet te zbatohet e respektohet si pjesë e pakos së marrëveshjeve të kalyara në Bruksel, transmeton "Kosova Sot Online".
Ai veçoi pjesën e marrëveshjes ku thuhet se do të respektohen marrëveshjet e kaluara dhe tha se kjo është më e rëndësishmja për palën serbe, e cila e ka në mendje Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Targat nuk janë cikërrimëLexoni edhe:
“Ka pasur një marrëveshje më të mirë dy ditë më parë se ajo e djeshme. Thoshte qartë- duhet respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura më parë. Dhe kjo është për ne më e rëndësishmja – njerëzit tanë nuk do të keqtrajtohen. Targat KM mbeten”. Po ashtu, Vuçiq ka thënë se ata nuk janë të interesuar për njohje reciproke “me Prishtinën”.
(Kosova Sot Online )