Një 48-vjeçar vdes në Burgun e Dubravës

  • A.P /
  • 25 November 2022 - 16:19
Një 48-vjeçar vdes në Burgun e Dubravës

Të premten rreth orës 11:30, në Stacionarin Shëndetësor të Qendrës Korrektuese të Dubravës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet  E.D, viti i lindjes 1974,  ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Si pasojë e sëmundjes është kërkuar që i burgosuri të dërgohet në Stacionarin e Burgut të Dubravës, mjeku kujdestar bënë kontrollin mjekësor, ku edhe përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

(Kosova Sot Online)