Azemi: Festa e 28 nëntorit është e të gjithëve edhe e atyre të sektorit publik edhe atyre të atij privat

  • A.P /
  • 25 November 2022 - 17:03
Azemi: Festa e 28 nëntorit është e të gjithëve edhe e atyre të sektorit publik edhe atyre të atij privat

Punëtorët e sektorit publik me rastin e Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë nuk do të punohet, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këtë vendim, kjo ministri e kishe nxjerrë duke u bazuar në Ligjin për Festat Zyrtare.


Në lidhje më këtë vendim, ka reaguar Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës.

Kryetari i kësaj sindikate, e ka quajtur “nënçmues” vendimin e qeverisë, duke shtuar se 28 Nëntori është një festë që u takon punëtorëve të të dy sektorëve.

“Këtë vendim që e paska nxjerrë sot qeveria, faktikisht është një nënçmim i punëtorëve të sektorit privat të Kosovës sepse kryeministri i Kosovës është kryeministër i të gjithëve dhe festa e 28 nëntorit është festë e të gjithëve edhe e atyre të sektorit publik edhe atyre të atij privat” – është shprehur ai derisa këtë vendim e ka konsideruar si të padrejtë për punëtorët e sektorit privat.

“Është nënçmim sepse me këtë del që në një farë forme ne nuk paskemi të drejtë që ta festojmë festën e 28 nëntorit”  tha Jusuf Azemi. 

(Kosova Sot Online)