Policia jep detaje: Njëri nga të plagosurit në Viti përfundon në QKUK

  • A.P /
  • 25 November 2022 - 21:28
Policia jep detaje: Njëri nga të plagosurit në Viti përfundon në QKUK

Për plagosjen e katër personave në Viti,  ka dhënë detaje policia e Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".


Tre të lënduarit janë dërguar në qendrën emergjente në Gjilan,  ndërsa njeri nga të lënduarit për shkak të lëndimeve të pësuara është transferuar në QKUK Prishtinë, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjilan, Ismet Hashani.


Sipas tij  plagosja e katër personaverdhi si pasojë e një përleshjeje fizike mes disa personave.

“Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Viti sot me datë 25.11.2022 rreth orës 17:10 ka pranuar informatë se në një rrugë në qytetin e Vitisë ka ndodhur nje përleshje fizike në mes të disa persoana.

Në këtë rast katër (4) persona dyshohet se kanë pësuar lëndime trupore nga mjete të forta. Tre (3) nga të lënduarit janë dërguar në qendrën emergjente në Gjilan,  ndërsa njeri nga të lënduarit për shkak të lëndimeve të pësuara është transferuar në QKUK Prishtinë .

Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe janë arrestur tre të dyshuar Kosovar dhe dy të dyshuar tjerë të cilët janë të njohur për policinë, janë në kërkim, për rastin është i njoftuar prokurori i shtetit. Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës hetimet Rajonale në Gjilan”.

(Kosova Sot Online)