U raportua si e zhdukur, gjendet vajza nga Prizreni

  • E.K /
  • 26 November 2022 - 17:50
U raportua si e zhdukur, gjendet vajza nga Prizreni

Policia e Kosovës, ka njoftuar se është gjetur personi e cili ishte raportuar e zhdukur, shkruan "Kosova ot Online".

Policia në njoftimin e tyre kanë treguar se, Dorentina Gashi – Spahiu, është hasur e shoqëruar nga një person i gjinisë mashkullore me te cilin bashkëjeton qe nga data e largimit te saje nga shtëpia e bashkëshortit.

Postimi plotë:

Gjendet personi i raportuar i “Zhdukur”

Prizren, 26 Nëntor 2022

Me date 26 Nëntor 2022,rreth orës 12:00, si rezultat i përpjekjeve te pandërprera te hetueseve policor ,pas ndërmarrjes se veprimeve te duhura hetimore dhe pas publikimit te fotografisë ne rrjetet sociale, është arrite qe te kontaktohet viktima e rastit Dorentina ( Vllaznim ) Gashi – Spahiu ,dtl.08.04.1997 e cila ka qene e raportuar nga familjaret e saje si “Person i Zhdukur “ qe nga data 09.11.2022.

Dorentina Gashi – Spahiu, është hasur e shoqëruar nga një person i gjinisë mashkullore me te cilin bashkëjeton qe nga data e largimit te saje nga shtëpia e bashkëshortit.

E njëjta është intervistuar nga ana e hetueseve policor prej ku mësohet se ajo te gjitha veprimet i ka bere me vetë dëshirë, nuk eshtë Kanosur as Detyruar nga askush.

Lidhur me rastin njoftohet edhe punëtori i Qendrës për Pune Sociale i cili kontakton me Dorentina Gashi – Spahiu lidhur me faktin se ajo me date 09.11.2022 ne momentin e largimit te saje nga shtëpia e bashkëshortit, e len te braktisur fëmijën ( vajzën ) e saje njëvjeçarë.

Te gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me rastin janë bere ne koordinim me Prokurorin e Shtetit.

(Kosova Sot Online)