30 ditë paraburgim për logopedin nga Gjilani dhe dy familjarët e 3-vjeçares që e rrahën atë

  • E.K /
  • 28 November 2022 - 14:03
30 ditë paraburgim për logopedin nga Gjilani dhe dy familjarët e 3-vjeçares që e rrahën atë

Logopedi Iljasa Fazliu, nga Gjilani i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, nga Gjykata Themelore e Gjilanit, pasi dyshohet se ka abuzuar psiqikisht në ordinancën e tij me një 3 vjeçare e cila vuan nga autizmi, shkruan "Kosova Sot Online".

Gjykata po ashtu, masën e paraburgimit u ka caktuar edhe dy familjarëve të 3-vjeçares të cilët pas rastit e kishin rrahur logopedin nga Gjilani.

“Të pandehurit I. Sh. dhe R. V. më datë 26 nëntor 2022, rreth orës 12.52 minuta, në lokalin që ndodhet në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, në bashkëkryerje dhe me përdorimin e atë qasshëm të dhunës, për shkak të trajtimit të pandërgjegjshëm të fëmijut me autizëm, me dashje i kanë shkaktuar lëndime trupore të pandehurit tani të dëmtuarit I. F., ashtu që fillimisht i pandehuri I. Sh., i revoltuar nga sjellja e mjekut ndaj fëmijut, hynë dhe i drejtohet të dëmtuarit duke e fyer me fjalë të ndryshme ofenduese, e më pas e sulmon duke e goditur me grusht në fytyrë dhe në atë moment ndërhyn edhe i  pandehuri R. V., duke e kapur të dëmtuarin për krahu duke e mbajtur nën kontroll, e më pas duke e tërhequr zvarrë për të nxjerrë jashtë lokalit, ku gjatë kësaj tërheqje i dëmtuari rrëzohet për toke dhe të dy të pandehurit e godasin me grushte dhe shkelma në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit”, thuhet më tej në njoftim.

(Kosova Sot Online)