Djali i Hysni Gucatit nga Haga, tregon urimin e ish-krerëve të UÇK-së për 28 Nëntorin
Djali i Hysni Gucatit, Musliu Gucati nga Haga ka treguar se ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë, ua kanë uruar shqiptarëve 28 Nëntorin.
Gucati ka shkruar se urimi i tyre për festën e 28 Nëntorit ishte ky "Urime 28-të nëntori", shkruan "Kosova Sot Online".
Postimi i plotë:
"Urime 28-të nëntori" ishin fjalët e Hysit, Baces Jakup, Kadriut dhe Rexhes.
Data historike e shqiptarëve 28-të Nëntori këtë vit na gjeti të burrat që e bënë shtetin e Kosovës, si gjithmonë të motivuar dhe të pathyeshem.
28 nëntor, 2022.
(Kosova Sot Online)