Deputetja britanike e quan Ivica Daçiqin "Slloba i vogël"

  • E.K /
  • 29 November 2022 - 09:59
Deputetja britanike e quan Ivica Daçiqin

Alicia Kearns, deputeja britanike e ka quajtur, Ivica Daçqin, "'Slloba i vogël', përcjell "Kosova Sot Online".

Skandali me prezencën e ministrit të Jashtëm të Serbisë në një konferencë për viktimat e dhunës seksuale në Londër ka nxitur edhe reagimin e një deputeteje britanike.

“Regjimi i Millosheviçit pa përdhunimin e 25,000+ grave muslimane me krime të industrializuara seksuale të luftës në kampet e përdhunimeve. ‘Slloba i vogël’, pseudonimi i Ivica Daçiqit, nuk ka kërkuar kurrë falje për krimet seksuale të luftës të regjimit për të cilin ishte propagandues” ka shkruar ajo në Twitter.

(Kosova Sot Online)