Qeveria i propozon Kuvendit miratimin e vendimit për të dërguar ushtarë të FSK’së në ishujt Falklands

  • A.P /
  • 29 November 2022 - 21:09
Qeveria i propozon Kuvendit miratimin e vendimit për të dërguar ushtarë të FSK’së në ishujt Falklands

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 110-t në ku  mori vendim për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës miratimin e vendimit   për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

7 pjesëtarë të FSK’së pritet të dërgohen në Kompaninë Roulment të Këmbësorisë në ishujt Falklands.

Ky mision do të zgjasë deri në tri vjet, me mundësi vazhdimi, ku FSK’ja në këtë mision do të jetë nën komandën e Forcave të Armatosura të shtetit pritës dhe financiarisht mbulohet nga Buxheti i Republikës së Kosovës.


“Vendimi për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës miratimin e vendimit për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, përkatësisht dërgimin në operacionin në mbështetje të paqes, sipas Marrëveshjes Implementuese, lidhur me Atashimin e Personelit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kompaninë Roulment të Këmbësorisë në ishujt Falklands. Misioni i FSK-së do të jetë në mbështetje të paqes në Ishujt Falklands dhe gjatë këtij misioni do t’i nënshtrohet marrëveshjes së nënshkruar me Mbretërinë e Bashkuar. Në këtë mision do të dërgohen deri në 7 pjesëtarë të FSK-së dhe ky mision mund të zgjas deri në tre vite me mundësi vazhdimi.

FSK në këtë mision do të jetë nën komandën e Forcave të Armatosura të shtetit pritës dhe financiarisht mbulohet nga Buxheti i Republikës së Kosovës”, thuhet në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)