Në eKosova tani mund ta merrni dokumentin që iu kërkohet për çdo gjë

  • E.K /
  • 30 November 2022 - 08:49
Në eKosova tani mund ta merrni dokumentin që iu kërkohet për çdo gjë

Platforma eKosova në koordinim me Policinë e Kosovës, kanë lanësuar shërbimin “Kërkesë për vërtetim të kaluarës kriminale”.

Marrja e këtij shërbimi realizohet duke i kaluar procedurat si në vijim:

Hapja e platformës eKosova

Identifikimi në platformë përmes numrit personal dhe fjalëkalimit

Klikimi mbi “Shërbimet”

Klikimi mbi “Policia”

Klikimi mbi “Kërkesë për vërtetim të kaluarës kriminale”

Plotësimi i dritares dhe klikimi mbi “Dërgo kërkesën”

Për të pas qasje në këtë shërbim duhet që përdoruesi të ketë identitetin e verifikuar, pra niveli i 2-të.

Aplikimi bëhet përmes kësaj vegëze:

https://ekosova.rks-gov.net/Security/Index?ReturnUrl=/Services/SubService?service%3D413&mibextid=Zxz2cZ

(Kosova Sot Online)