Szunyog: Jam tmerruar nga vrasja e e mbrëshme e një gruaje dhe fëmijës së saj të palindur

  • E.K /
  • 01 December 2022 - 11:56
Szunyog: Jam tmerruar nga vrasja e e mbrëshme e një gruaje dhe fëmijës së saj të palindur

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar pas vrasjes së gruas 35 vjeçare e cila dyshohet se u vra mbrëmë nga ish -bashkëshorti i saj në QKUK.

Tomas Szunyog është shprehur se është tmerruar nga kjo vrasje, përcjell "Kosova Sot Online".

Szunyog i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës.

Ai ka thënë se është i tmerruar nga një rast i tillë, duke thënë se një ngjarje e tillë është e papranueshme.

“Jam tmerruar nga vrasja e e mbrëshme e një gruaje dhe fëmijës së saj të palindur.Ajo ishte gruaja e dytë e vrarë që nga fillimi i fushatës 16 Ditë të Aktivizmit kundër dhunës ndaj grave.Kjo është e papranueshme!

Ngushëllimet e mia për familjet dhe mbështetjen e plotë për marshin e organizuar sot nga OSHC-të e grave”, ka shkruar shefi i Zyrës së BE-së.

(Kosova Sot Online)