Demolli: Rasti vrasjes së Magashit është për hetim ndërkombëtar, ne nuk ju besojmë institucioneve tona

  • A.P /
  • 01 December 2022 - 20:47
Demolli: Rasti vrasjes së Magashit është për hetim ndërkombëtar, ne nuk ju besojmë institucioneve tona

Do të kërkojmë hetim ndërkombëtar për vrasjen e Hamide Magashit, ka deklaruar Luljeta Demolli nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Demolli thotë se nuk i besojnë më institucioneve të Kosovës.

Ajo shtoi se do t’i drejtohen komisioneres për të Drejtat e Njeriut të Evropës për të bërë një hetim ndërkombëtar.

“Ky rast është për hetim ndërkombëtar, ne nuk ju besojmë institucioneve tona. Do ti drejtohemi komisioneres për të drejtat e njeriut të Evropës që të na dërgojë një hetim ndërkombëtar për rastin e këtij femicidi dhe e rasteve të tjera.

Te shohim se cka po ndodh, a i kanë bazat e njëjta, a ka dorë patriarkati, a ka dorë krejt shtetit, pasi që disa gra na kanë shku në urdhrin mbrojtës. A po lexohet mirë nga Policia ky urdhër mbrojtës”.

(Kosova Sot Online)