Sikur në filma një i dënuar arratiset nga burgu i Smrekonicës

  • A.P /
  • 01 December 2022 - 21:47
Sikur në filma një i dënuar arratiset nga burgu i Smrekonicës

I dënuari A.H.,sot është larguar nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës,  ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në njoftim u tha se mungesa e të dënuarit është vërejtur në ora 19:00, gjatë numërimit të të burgosurve.

“Për largimin e tij është përgatitur letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe Policia e Kosovës. A.H. po mbante dënimin në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë, pasi ishte i dënuar me tre vite për veprat penale – vjedhje e rëndë dhe vjedhje”, thuhet në njoftimin e SHKK.

Qendra Korrektuese Smrekonicë është institucion i tipit të hapur, ku mbahen personat me dënime të shkurta dhe personat të cilët janë në përfundim të dënimit.

(Kosova Sot Online)