Daçiq e ofendon rëndë Albin Kurtin: Presidenti ka të drejtë, Kurti është terrorist

  • E.K /
  • 02 December 2022 - 13:34
Daçiq e ofendon rëndë Albin Kurtin: Presidenti ka të drejtë, Kurti është terrorist

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, iu bashkua histerisë së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili e quajti “terrorist”, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Ai është faktori kryesor i kërcënimit në rajonin tonë. Tani ai i futi serbët e tij në qeveri për të realizuar qëllimet e mëdha shqiptare”, deklaron Daçiq.

“Ai është terrorist sepse, nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare, i gjithë ai formacion është separatist dhe terrorist”, deklaroi Daçiq, duke iu referuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe funksionit të Kurtit në zyrën e përfaqësuesit politik të UÇK-së, e cila drejtohej nga Adem Demaçi.

(Kosova Sot Online)