Vetëvritet Sokol Halili, i dyshuari për vrasjen e gruas shtatzënë

  • E.K /
  • 02 December 2022 - 14:28
Vetëvritet Sokol Halili, i dyshuari për vrasjen e gruas shtatzënë

Sokol Halili, i dyshuari për vrasjen e gruas shtatzënës 35-vjeçare, ka vrarë veten, përcjell "Kosova Sot Online".

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se Sokol Halili, përkundër negocimit, Halili ka refuzuar të dorëzohet dhe ka vrarë veten.

“Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten. Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit”, ka shkruar Sveçla.

(Kosova Sot Online)