Lista Serbe: Edhe në jug të Mitrovicës mund të largohemi nga institucionet

  • E.K /
  • 05 December 2022 - 07:51
Lista Serbe: Edhe në jug të Mitrovicës mund të largohemi nga institucionet

Kryetari i Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, ka thënë se është e mundur që serbët në jug të Ibrit të largohen nga institucionet e Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online".

Jevtiq tha për Tanjug se situata në Kosovë, që nga ardhja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në pushtet, po vështirësohet çdo ditë e më shumë për sa i përket jetës dhe pozitës së serbëve në atë zonë, dhe shtoi se gjithçka që ka ndodhur së fundmi është dëshmi se komuniteti ndërkombëtar nuk po e bën punën e tij ashtu siç duhet dhe me synimin, para së gjithash, qetësimin e tensioneve dhe tejkalimin e gjithë situatës.

(Kosova Sot Online)