Vjosa Osmani: Vuçiq produkt i një mendësie që ka ekzistuar në vitet ’90 që çoi në vrasjen e 150 mijë civilëve

  • E.K /
  • 06 December 2022 - 10:13
Vjosa Osmani: Vuçiq produkt i një mendësie që ka ekzistuar në vitet ’90 që çoi në vrasjen e 150 mijë civilëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbërritur për samitin BE-Ballkani Perëndimor që mbahet sot në Tiranë.

Vjosa Osmani: Për fat të keq, Vuçiç është produkt i një vazhdimësie e një mendësie që ka ekzistuar në vitet 90-të dhe është kjo mendësi që çoi në luftën e shkatërrimin dhe në vrasjen e 150 mijë civilëve, një mendësi që duhet hedhur poshtë nga të gjithë. Le të presim që siguria të kryejë punën e saj dhe ajo çfarë po tregon Kosova këto ditë, është e kundërta e asaj që tregon Vuçiç, po shtrijmë dorën e bashkëpunimit  edhe pse ata kurrë nuk kanë kërkuar falje për krimet që kanë kryer dhe besojmë që dialgou që udhëhiqet nga BE dhe mbështetet nga SHBA është e vetmja mënyrë për të ecur përpara e përqendruar tek njohja e ndërsjelltë.

(Kosova Sot Online)