Rrëzohet aksidentalisht, vdes një person në Deçan

  • E.K /
  • 06 December 2022 - 10:35
Rrëzohet aksidentalisht, vdes një person në Deçan

Një person ka vdekur në Deçan, pasi është rrëzuar aksidentalisht, shkruan "Kosova Sot Online".

Në raportin policor thuhet se me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për autopsi.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM I VDEKJES/Fsh Carrabreg, Deçan 05.12.2022-16:30 Nga familjarët e tij në QKMF, është dërguar pa shenja jetë viktima mashkull kosovar. Sipas familjarëve viktima ishte rrëzuar aksidentalisht dhe si pasojë e lëndimeve të marra kishte ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për autopsi.

(Kosova Sot Online)