Berisha për sulmuesin që e grushtoi: Lirojeni fatkeqin, ai është një mjeran, që ka shitur veten

  • E.k /
  • 06 December 2022 - 14:25
Berisha për sulmuesin që e grushtoi: Lirojeni fatkeqin, ai është një mjeran, që ka shitur veten

Kreu i PD, Sali Berisha, ka bërë thirrje që të lirohet i riu, Gentian Shehu, 31 vjeçari që e goditi me grusht Berishën gjatë protestën së sotme të opozitës në Tiranë.

Berisha e ka quajtur sulmuesin "mjeran", transmeton "Kosova Sot Online".

“Së fundmi, le t’i themi policisë; liroje fatkeqin, liroje. Sepse, ai është një mjeran, që ka shitur veten. Dhe përpiqen sot, ta lidhin meqenëse është një samit, e vërteta e pamohueshme, liderë të krishterë, me bishta që çojnë nga Turqia apo ndonjë vend tjetër. Nuk kanë asgjë të përbashkët. Ka vetëm një autor, ky është Edi Rama. Ka vetëm një arkitekt, është Edi Rama. Atë lirojeni dhe mos shpërndani dokrra dhe përralla, se autori i vërtetë është i ulur në samit si kryekriminel i Ballkanit dhe Europës.”, tha Berisha.

(Kosova Sot Online)