
Vasfije Krasniqi: Lulëkuqja me katër petalet të bëhet simbol përkujtimor i gjen*ocidit

Përmes një letre drejtuar presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Vasfije Krasniqi – Goodman, ka kërkuar që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Dita ditës njerëzve u bëhet e qartë se plani i Serbisë për gjenocid në Kosovë kishte për qëllim shkatërrimin e shqiptarëve si komb dhe për realizimin e këtij qëllimi ata vranë shqiptarë të të gjitha moshave dhe gjinive, dhunuan seksualisht mbi 20 mijë femra dhe meshkuj shqiptarë, dëbuan nga vatrat e tyre mbi një milion shqiptarë dhe shkatërruan mbi 100 mijë shtëpi, objekte arsimore, monumente kulturore dhe historike që lidhen me identitetin e shqiptarëve”, shkroi Krasniqi – Goodman.
Krasniqi – Goodman nuk është më pjesë e kuvendit, pasi e njëjta ka dhënë dorëheqje për arsye shëndetësore.
(Kosova Sot Online)