"Vuçiq është i gatshëm ta njoh Kosovën, sepse ka ardhur në pushtet me atë takt"

  • E.K /
  • 07 December 2022 - 08:26

Analisti serb, Branislav Kërstiq, ka deklaruar se “Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do ta njoh pavarësinë e Kosovës”, transmeton "Kosova Sot Online".

Kërstiq, është shprehur se kjo është dëshirë edhe e ndërkombëtareve.

“Vuçiq është i gatshëm ta njoh Kosovën. Sepse ka ardhur në pushtet me atë takt. Vuçiq është presidenti, ai do ta njoh sepse ajo është edhe dëshira e ndërkombëtareve. Vuçiq është i gatshëm sepse edhe ndërkombëtarët e kanë lejuar ta kriminalizojnë Serbinë”, tha Kërstiq.

(Kosova Sot Online)